Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell njofton Prishtina Weather raporton Gazeta blic.
Kohëpaskohe pritet të ketë vransira kalimtare.
Njoftimi i plotë:
17.02 – Kryesisht me diell. Kohëpaskohe vransira kalimtare.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -4C e -1C, ndërsa maksimalet fillimisht kapin vlera prej 6C e 7C, e deri të premten rriten edhe në 12C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-9m/s, nga dita e enjte ndryshon drejtimin në perëndim e jugperëndim.
Shtypja atmosferike vijon me vlera shumë të larta mbi normale, dhe tendencë të rënies graduale.


