Lajme

Parashikimi i motit për sot

01/18/2023 07:03
nga:Y I

Sot pritet të mbajë mot me vransira dhe shi njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Në zona të larta malore pritet të ketë edhe borë.

Njoftimi i plotë:

18.01 – Kryesisht me vransira, herë pas here me shi dhe erë. Në zona të larta malore borë.

19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi herë pas here. Ditën priten edhe intervale me diell.

20.01 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat do të jenë ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare. Minimalet rriten nga 0C deri në 5C e 7C, ndërsa ato maksimale edhe deri në 12C e 14C.

Do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove vende-vende edhe mbi 20m/s (72km/h).

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera mesatare.