Lajme

Parashikimi i motit për sot

11/26/2022 06:48
nga:Y I

Në pjesen e pare të  dites pritet të kete ngrica dhe mjegull njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic .

Gjate dites së sotme nuk pritet te kete reshje.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht me vransira, por pa reshje.

27.11 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Pasdite priten reshje shiu, që gjatë mbrëmjes edhe shndërrohen në reshje të dobëta bore, kryesisht nga pjesë të rrafshit të Kosovës.

28.11 – Kryesisht vranët. Reshje të dobëta bore mund të vazhdojnë herët në mëngjes.

29.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell.

30.11 – Kryesisht vranët, me mundësi edhe për reshje shiu.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin edhe në -2C e 1C, e ato maksimale të dielen zbresin në 3C, ndërsa në fillim të javës rriten edhe deri në 7C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s.

Shtypja atmosferike në fundjavë shënon rritje lartë mbi vlera normale, e më pas gradualisht me tendencë të rënies.