Lajme

Borë dhe shi- Moti për sot

11/24/2022 06:50
nga:Y I

Gjatë orëve të para të mëngjesit pritet të ketë reshje shiu ndërsa gjatë ditës vranësira njofton Prishtina Weather raporton Gazeta Blic.

Zonave malore priten edhe reshje bore.

24.11 – Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e do të ketë edhe intervale me diell. Zonave malore priten edhe reshje bore.

25.11 – Vransira lokale dhe intervale më të gjata me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes. Ditën kryesisht vranët, por pa të reshura.

27.11 – Kryesisht vranët e me reshje të dobëta shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në reshje bore.

28.11 – Reshjet e përziera të shiut e borës vazhdojnë të hënën në mëngjes, e gjatë ditës mbetet mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale zbresin edhe në vlera negative të shtunën në -1C, e ato maksimale fillimisht kapin vlera prej 8C e 9C, ndërsa të dielen zbresin në 3C e 4C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale ditëve vijuese.