Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditë

05/23/2022 07:05
nga:Q R

Këto ditë mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaft dinamik.

Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. Mirëpo sa i përket temperaturave, ato do të jenë tipike pranverore.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius, njofton IHMK.

Indeksi UV në fillim do të shënoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.