Lajme

Parashikimi i motit për nesër

11/01/2025 22:38
nga:Y I

Mot më i ngrohtë, me kthjellime e diell po parashihet këtë fundjavë të parë nëntori.

Orëve të mëngjesit, përgjatë luginave të lumenjëve paraqiten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës, që deri nga mesdita largohet.

Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C. Ditën po mbetet mot i ngrohtë, me maksimale deri në 20C e 22C.

Kryesisht dominojnë qetësitë, me erë të lehtë gjatë ditës 1-3m/s.