Reshjet pushojnë të shtunën, e vransirat gradualisht shpërndahen.
Temperatura deri në 15C të dielen.
Reshje shiu apo edhe bore në zona më të larta, kohëpaskohe vazhdojnë gjatë natës, kryesisht të intenzitetit të dobët.
Orëve të hershme të mëngjesit të ditës së shtunë pushojnë.
Kalojnë ende vransira, derisa nga Dukagjini pritet të ketë më shpesh intervale me diell.
Temperaturat minimale zbresin në 1C e 4C, ndërsa ato maksimale shënojnë rritje deri në 8C e 13C.
Frynë erë e lehtë nga perëndimi 1-4m/s.


