Të enjten do të mbretëroj mot me kthjellime e diell, por që në aspektin termik mbetet ende freskët, me maksimale prej 21C e 24C.
Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.
Periudhë stabile parashihet deri nga fillimi i javës së ardhshme, me kthjellime e diell.
Temperaturat gradualisht në rritje, në 27C e 30C në fundjavë, ato maksimale.
Minimalet sërish rriten në vlera dyshifrore prej 12C e 14C.
Erërat deri të shtunën frynë nga veriu e verilindja të lehta dhe mesatare, 3-10m/s.
Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin nga krahu jugor.


