Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë në javën që vjen.
Nga e hëna në të premten, në Kosovë, moti do të jetë jostabil, priten reshje shiu dhe erëra jugore, derisa borë do të ketë vetëm në zonat e larta malore.
Sipas PW, gjatë javës do të ketë mundësi për vërshime lokale.
Temperaturat minimalet pritet të rriten nga 0C deri në 5C e 7C, ndërsa ato maksimale edhe deri në 12C e 14C.
Mot jostabil javën në vijim. Priten të reshura shiu dhe erëra jugore. Borë vetëm në zona të larta malore. Mundësi edhe për vërshime lokale. Temperaturat në rritje.
Njoftimi:
16.01 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje me të reshura shiu, që do jenë më intenzive në perëndim të vendit. Viseve malore borë.
17.01 – Kryesisht vranët, me shi dhe erë kohëpaskohe. Më shumë të reshura në perëndim të vendit, viseve të larta malore borë.
18.01 – Kryesisht me vransira, herë pas here me shi dhe erë. Në zona të larta malore borë.
19.01 – Kryesisht me vransira dhe shi herë pas here. Ditën priten edhe intervale me diell.
20.01 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat do të jenë ndjeshëm më të larta nga vlerat mesatare. Minimalet rriten nga 0C deri në 5C e 7C, ndërsa ato maksimale edhe deri në 12C e 14C.
Do të fryjë mesatarisht e fuqishme dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove vende-vende edhe mbi 20m/s (72km/h).
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera mesatare.


