Lajme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

05/04/2025 13:53
nga:Genita C

Java e ardhshme me kushte të paqëndrueshme meteorologjike:

E hënë: Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 21-26°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

E martë: Mot kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 20-24°C. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

E mërkurë: Mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashikohen të dendësohen, duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 19-22°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E enjte: Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 18-22°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.

E premte: Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashikohen edhe shkarkime rrufesh në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin./meteokosova/