Lajme

Parashikimi i motit për fundjavën

04/07/2023 20:11
nga:Y I

Moti ditën e shtunë parashihet të jetë me diell dhe vranësira të çrregullta.

Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë rritje të lehta.

Në viset e larta minimalet do të ulen rreth -3 gradë Celsius.

Ndërkaq të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale pritet të shënojnë rritje të lehta, ndërsa maksimalet të jenë rreth 10 gradë Celsius.