Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se në dy ditët në vazhdim, do të ketë mëngjes të ftohtë.
Gjithashtu, do të përcillet me ngrica dhe me mjegull, përcjell Klankosova.tv.
“Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë. Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK-ja bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve, do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.


