Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

09/27/2022 23:54
nga:Gazeta Blic

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar për motin në dy ditët e ardhshme në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e IHK-së, do të mbajë mot kryesisht i qetë, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat parashihen që në pjesën perëndimore, kryesisht në Junik dhe vendet përreth viseve malore, të sjellin riga shiu, thuhet tutje në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.