Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

08/30/2022 23:54
nga:Mergim Rreci

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se përgjatë dy ditëve në vijim do të ketë reshje shiu.

Sipas komunikatës së IHMK-së, të mërkurën pritet të jetë mot me diell, derisa pasdite pritet reshje shiu.

Ndërkaq, siç njofton më tej IHMK, të enjten do të mbizotërojnë reshjet e dendura të shiut dhe temperatura minimale pritet të lëvizin 13-16 gradë Celcius, ndërsa ato maksimalet 24-28 gradë Celcius.