Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

11/23/2021 17:02
nga:Y I

Parashikimi i motit per dy ditët e ardhshme sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, përcjell Gazeta Blic.

Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Të enjten parashihen intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.