Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 18-19.08.2021
Gjatë dy ditëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim të motit. Parashihet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj kushte për një mot të freskët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.
Në klinikën e pediatrisë janë mbi 100 fëmijë të shtrirë


