Lajme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

07/09/2022 14:09
nga:Astrit Gashi

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Reshjet e fundit që ranë ,kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu ,kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.