Lajme

Parashikimi i motit për ditën e dielë

08/27/2022 21:59
nga:Genita C

Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rrëzë maleve, të cilat në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore, mund të kenë zhvillim të  hovshëm dhe të krijojnë kushte për ndonjë rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë , prandaj udhëzohet që të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse ( kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë ), deri sa shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.