Lajme

Parashikimi i motit

05/10/2024 07:06
nga:Y I

Më shumë vransira parashihen ditën e premtë, me mundësi për ndonjë rigë shiu nga pjesë jugore apo perëndimore të vendit.

Gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, me shpërndarjen graduale të vransirave.

Frynë erë veriore e verilindore, mesatare 5-11m/s.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 12C, ndërsa ato maksimale pa ndonjë ndryshim të madh nga dita e sotme, shkojnë deri në 16C e 18C.