Lajme

Parashikimi i motit

04/25/2024 07:11
nga:Y I

Vransira dhe të reshura shiu shtrihen mbi vend edhe të enjten orëve të mëngjesit, për të vazhduar lokalisht orëve të pasdites.

Temperaturat pësojnë rënie në 10C e 12C.

Ditën e premtë do të ketë më shumë intervale me diell, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu orëve të pasdites.

Nga dita e shtunë më ngrohtë me më shumë intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C e 24C.