Lajme

Parandalohet kontrabandim me mallra nga Serbia në vlerë mbi 13 mijë euro

12/20/2023 21:00
nga:N K

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës sot kanë parandaluar një rast kontrabande me mallra nga Serbia në Karaqevë e Epërme të Kamenicës.

Me këtë rast është identifikuar dhe ndaluar një furgon “VW LT”, ngjyrë e bardhë me targa vendore, drejtuar nga një i dyshuar i gjinisë mashkullore, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia.

Gjatë kontrollit është vërejtur se i dyshuari kishte të ngarkuar në automjet rreth 1.005 kilogramë foli plastike (ambalazh), për të cilat nuk kishte asnjë dokument.

“Sipas mbishkrimeve malli dyshohej se ishte me origjinë nga Serbia (vlera e mallit sipas tregut është mbi 13.000 €)”, thuhet nga Policia.

Me urdhër të prokurorit kompetent malli kontrabandë është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejme.