Lajme

Paralajmëron Tahiri: Rreziku është që Serbia ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë

02/20/2023 13:23
nga:Gazeta Blic

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se rreziku potencial është që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë.

“Marrëveshja është finale, është marrëveshje kontraktuale dhe është marrëveshje që i hap rrugës në njohje të shteteve mosnjohëse të BE-së dhe njëkohësisht në rrugëtimin e qëndrushëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”.

“Ne nuk jemi në qeveri, ne nuk i dimë detajet, nuk e dimë çka flasin, por ne e shohim rrezikun, rreziku potencial i Kosovës është që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë, duke e parë dhe paraqitur si palë jokonstruktive, si palë që bën telashe. Ne vazhdojmë të mendojmë se arritja e një marrëveshje e cila e siguron njohjen reciproke, njohen e Kosovës, ecjen e Kosovës përpara në rrugëtimin e vet, është e rëndësishme”, u shpreh ai.