Lajme

Paralajmërohet për ardhjen e figurave të reja në Kryesinë e PDK-së

07/03/2021 10:24
nga:Y I

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu është shprehur e bindur se do të ketë njerëz të ri në kryesinë e kësaj partie, pas procesit zgjedhor që do të mbahet sot.

Deliu para mediave ka thënë se këto ndryshime do të ndodhin pasi PDK ka nevojë të reformohet.

“Unë jam e bindur që do të ketë njerëz të ri, sepse procesi që po ndodhë synon të ketë një program të ri, një qasje të re të PDK-së. PDK ka nevojë të reformohet, e kuptojmë”, ka thënë ajo.

Vlen të përmendet se Partia Demokratike e Kosovës sot zgjedh kryetarin e ri.

Deri të enjten kur ka qenë edhe afati i rregullt, kandidaturën e ka zyrtarizuar vetëm Memli Krasniqi.

Megjithatë, kandidaturat janë të lejuara edhe gjatë ditës së sotme, por fillimisht duhet të aprovohen edhe nga konventa.