Lajme

Paralajmërimi i Macron për vizat/ Vjen reagimi i parë nga VV: Është çështje e përfunduar, më 1 janar hyn në fuqi

08/28/2023 20:06
nga:G B

Reagime të shumta ka ngjallur deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ai sot paralajmëroi se do të ketë masa ndaj Kosovës e Serbisë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi në dialog.

Ai tha se Franca të hënën do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.

Lidhur me mundësinë e shqyrtimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, për Gazeta Blic ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Ai thotë se s’do të ketë shqyrtim të liberalizimit të vizave dhe se kjo çështje është e përfunduar e hyn në fuqi me 1 janar.

“Nuk mendoj që liberalizimi i vizave do të rishqyrtohet. Kjo çështje është e përfunduar dhe me 1 janar do të hyjë në fuqi”, shprehet Batusha./Gazeta Blic/

Deklarata e Macron/ Deputetja e LDK-së: Nëse shqyrtohet liberalizimi i vizave fajtor është Kurti – s’e lejojmë t’ia humb edhe një shans qytetarëve

“Ultimatumi“ i Macron/ Deputeti i AAK-së: Kryeministri kujton që fati i Globit është i lidhur me tre njerëz: Osmanin, Kojufcën e vetë Kurtin