Lajme

Deklarata e Macron/ Deputetja e LDK-së: Nëse shqyrtohet liberalizimi i vizave fajtor është Kurti – s’e lejojmë t’ia humb edhe një shans qytetarëve

08/28/2023 18:35
nga:G B

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar që Kosova e Serbia të sillen me përgjegjësi në dialog dhe se nëse nuk veprojnë ashtu, Franca do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave.

Ai ka kërkuar që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin situatën në veri në mënyrë paqësore.

“Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.

Lidhur me këtë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, njëherësh kryetare e Komisionit për Integrime, thotë për Gazeta Blic se është fatkeqësi nëse shqyrtohet pozicioni i vendeve të BE-së për liberalizimin e vizave dhe nëse kjo ndodh, fajtore është Qeveria Kurti.

“Është fatkeqësi për vendin në rast se arrijmë tek një situatë e tillë për shqyrtimin e pozicionit të vendeve të BE-së lidhur me liberalizimin e vizave për vendin, por nëse kjo ndodh përgjegjësia bie tek qeveria Kurti e cila me aventurat e saj, po i sjellë vetëm të këqija vendit, siç kishim deri më tani sanksionet, si rezultat i veprimeve të pakoordinuara dhe të menduara mirë në pjesën veriore të vendit. E ritheksoj, është dëm i jashtëzakonshëm nëse krijohet opinion i tillë brenda vendeve të BE-së që të ketë shtyrje në çështjen e liberalizimit të vizave”, vlerëson ajo.

Krasniqi për Gazeta Blic thekson se nuk do të lejojnë që Kurti t’ia humb edhe një shans qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë, sikur në vitin 2015.

“Nuk do të lejojmë që ky njëri t’ia humb edhe një shans të dytë qytetarëve të vendit lëvizjen e lirë, sepse siç e dini një të tillë ua kishte humbur në vitin 2015, në kohën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, marrëveshje të cilën e pat kundërshtuar atëkohë”, deklaron deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi./Gazeta Blic/

“Ultimatumi“ i Macron/ Deputeti i AAK-së: Kryeministri kujton që fati i Globit është i lidhur me tre njerëz: Osmanin, Kojufcën e vetë Kurtin

 

Haliti: Puna e parë e Albin Kurtit në shtator është të ulet në tavolinën e dialogut

Macroni paralajmëron masa ndaj Kosovës e Serbisë nëse nuk “sillen me përgjegjësi”