Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se do të studiohet çdo detaj para vendimit për dekretimin të Kryeprokurorit të shtetit.
“Nuk është vendim i cili merret shkel e shko. Kryeprokurori në sistemin tonë të drejtësisë ka rol kyç në vendosjen e drejtësisë, prandaj edhe do të studiohet secili detaj”, tha ajo.


