Lajme

Para ballafaqimit me Vuçiqin, Kurti planifikon t’i ftojë në takim liderët e të gjitha partive

05/11/2021 13:49
nga:M K

Qeveria po planifikon që para se të shkojë Albin Kurti në dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga Brukseli, shefi i ekzekutivit të takohet edhe me partitë e opozitës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë se Albin Kurti do të bisedojë me opozitën për çështje të interest kombëtar.

Ai tutje thotë se qëllimi në rinisjen e dialogut është që Kosova dhe Serbia duhet të jenë palë të barabartë në tryezën e dialogut.

Sipas zëdhënësit të Qeverisë, takimi i Kurtit me opozitën pritet të realizohet gjatë këtij muaji.

“Presim që takimet me opozitën të realizohen gjatë këtij muaji. Duhet të palët të jenë të barabarta në tryezën e dialogut, ku Kosova është palë e dialogut dhe jo temë, siç ka qenë deri tani. Dialogu duhet të jetë në shërbim të dy popujve, jo politikanëve”, u citohet të ketë thënë ai për Euronews Albania.

Albin Kurti, shef i Qeverisë ka refuzuar që të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin në Bruksel, derisa, Josep Borell sot ka bërë të ditur se Kurti kishte kërkuar më shumë kohë që të përgatitet për bisedime.

Takimi i Kurtit me Vuciqin sipas Borell ishte caktuar të ndodhte sot, megjithatë, shefi i ekzekutivit kosovar kishte thënë se do të marrë pjesë vetëm në tryezën që do të organizohet e ku marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund të ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

LEXO EDHE:

Para ballafaqimit me Vuçiqin, Kurti planifikon t’i ftojë në takim liderët e të gjitha partive