Lajme

Papa Françesku shtrihet në spital

07/04/2021 16:11
nga:Gazeta Blic

Vatikani ka bërë të ditur se Papa Françesku është hospitalizuar në Romë, për një operacion të planifikuar të zorrës së trashë.

Nuk është bërë e ditur ende se kur do të bëhet ndërhyrja mirëpo është paralajmëruar se do të bëhet i ditur lajmi kur të përfundojë operacioni.

Vetëm tri orë më herët, Papa Françesku kishte përshëndetur me gëzim publikun në Sheshin e Shën Pjetrit në përputhje me një traditë të së sielës, dhe u tha atyre se ai do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki në shtator.