Lajme

Papa Françesku shfaq probleme me shëndetin: Nuk jam mirë

11/06/2023 14:52
nga:N K

Papa Françesku të hënën nuk lexoi një fjalim të përgatitur për një takim me rabinët evropianë, duke u thënë atyre se nuk ndihej mirë.

“Mirëmëngjes. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju mirëpres dhe ju falënderoj për këtë vizitë që më gëzon shumë. Por ndodh që nuk jam mirë dhe për këtë preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’ju jap një kopje”, deklaroi kreu i Vatikanit.

Papa Françesku, 86 vjeç, dukej se kishte probleme me frymëmarrjen teksa përshëndeti rabinët në fillim të takimit. Françeskut i mungon një pjesë e njërës mushkëri, e cila iu hoq kur ai ishte i ri në vendlindjen e tij, Argjentinë.

Papa iu nënshtrua një operacioni në 7 qershor për të riparuar një hernie abdominale. Ai kaloi nëntë ditë në spital dhe duket se është shëruar plotësisht nga ai operacion.

Ai ka zhvilluar tre udhëtime jashtë vendit që nga ndërhyrja e fundit dhe është planifikuar të shkojë në Dubai muajin e ardhshëm për samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara.