Lajme

Pantina: LDK-ja e gatshme të marrë përgjegjësinë për të drejtuar vendin!

02/21/2024 18:10
nga:Y I

“Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të drejtuar vendin”

Kështu deklaroi për “Gazeta Blic”, zyrtarja e këtij subjekti politik, Shqipe Pantina.

Pantina tha se subjekti që ajo përfaqëson ka hartuar një program që ofron zgjidhje për problemet reale të qytetarëve.

“Pa dyshim se LDK-ja është e gatshme për të marrë pergjegjesinë për të drejtuar vendin.Në njërën anë LDK-ja ka hartuar një program që ofron zgjidhje për problemet reale të qytetarëve dhe bazohet në një vizion të qartë për zhvillim ekonomik dhe prosperim të vendit” deklaroi Pantina për “Gazeta Blic”.

Ajo tutje deklaroi se LDK-ja është çdohere e gatshme të bashkëpunoj me aleatët për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes Kosovë-Serbi.

“Ne anën tjetër LDK-ja është si çdoherë e gatshme të bashkëpunoj me miqtë dhe aleatët tonë për t’i dhënë një zgjidhje perfundimtare konfliktit me Serbinë” deklaroi Pantina për “Gazeta Blic”.

Çështja e ‘dinarit’ e ka vendosur qeverinë e Kosovës dhe përkatësisht kryeministrin Kurti në ‘shënjestër’ të ndërkombëtarëve sa i përket kritikave.

Pas Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit ishte edhe ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili tha se kjo çështje pritet të ndikojë në cilësinë e partneritetit mes dy vendeve.

“Ne kemi shpresuar se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të angazhohej, siç bëjnë partnerët, për ta zgjidhur këtë çështje se bashku, në vend se të merren veprime në mënyrë të njëanshme… ne jemi të shqetësuar që Qeveria e Kurtit nuk e ka bërë këtë. Çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull, se ne të gjithë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi të shqetësuar dhe të frustruar dhe mendoj se toni i ndihmëssekretarit O’Brien e pasqyron këtë shumë qartë” deklaroi ditë më parë Hovenier raporton Gazeta Blic.

Megjithëse, viti që vjen pritet të jetë vit zgjedhor, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili vjen nga radhët e partisë në pushtet mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë. Do të dëshiroja më tepër, është alternativa që e mendoj, që do të ishte shumë më e dëshirueshme… këtë nuk e kam për Lëvizjen vetëvendosje, e kam për Kosovën, do të ishte më e shëndetshme që legjitimiteti i pushtetit të ri të përballet me ato sfida, e jo ato sfida të orientojnë karakterin e legjitimitetit” deklaroi Konjufca.

/Gazeta Blic/

Konjufca deklarohet pro zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë

Arben Gashi: VV-ja ka dështuar, koha e LDK-së po vjen!