Lajme

Palmer: Një marrëveshje pa njohje është e mundur nëse Beogradi e Prishtina bien dakord!

06/04/2021 22:00
nga:M K

I dërguari Special i SHBA-së, Matthew Palmer, për televizionin serb N1 ka deklaruar se qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbetet që të arrijnë njohjen reciproke midis Beogradit dhe Prishtinës, por që Washingtoni mbështetë gjithashtu edhe modalitetet tjera të marrëveshjes, nëse të dyja palët bien dakord.

Ky medium raporton se pasi së bashku me të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak biseduan me zyrtarë më të lartë në Beograd dhe disa ditë më parë edhe me ata në Prishtinë, Palmer i tha këtij televizioni se ‘jemi sigurisht afër një marrëveshjeje, në kuptimin që të dyja palët janë të gatshme që sërish të angazhohen seriozisht në dialog”.

LEXO EDHE:

Haziri: Qeveria duhet të ketë kujdes, dialogun nuk duhet dërguar në formatin e “karrotës ose shkopit”!