Lajme

Pal Lekaj i AAK-së: T`i lëmë inatet politike, të votojmë për Trustin

06/23/2022 12:07
nga:N M

Pal Lekaj nga AAK ka bërë thirrje që të votohet ligji për Trustin, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij qeveria, shumica dhe opozita sot duhet të bëhen bashkë meqë siç tha ai qytetarët e Kosovës i kanë sytë të gjithë kah Kuvendi.

“E nderuar qeveri, VV por edhe opozitë qytetarët i kanë të drejtuar sytë nga ne, doktorët, veteranët, sektori privat, policët, bujqit, gastronomët, zjarrfikësit, punonjësit civil, bizneset e vogla e të mesme. Me votën PRO për Trustit e përmirësojmë gjendje në secilin familje , t`i lëmë anash politikat ditore dhe të mendojmë për qytetarët”, tha Lekaj.

LDK-ja e quan Qeverinë Kurti dembele: Miratimi i projektligjit për Trustin, është mundësia juaj e fundit që t’i dilni në krahë qytetarëve të Kosovës