Lajme

LDK-ja e quan Qeverinë Kurti dembele: Miratimi i projektligjit për Trustin, është mundësia juaj e fundit që t’i dilni në krahë qytetarëve të Kosovës

06/23/2022 12:06
nga:G C

 Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa e ka quajtur Qeverinë Kurti dembel e pasiv, raporton GazetaBlic.

Mustafa thotë se e vetmja zgjidhje për qytetarët është miratimi i këtij Projektligji që mundëson tërheqjen e parave nga Trusti.

“Po ju bëj thirrje të përkrahni këtë iniciativ, është e vetmja mundësi për të dal nga kriza. Nga pasiviteti juaj, nga dembelia juaj që ne ju kemi propozuar për përkrahjen e qyetetarëve, prandaj është mundësia juaj e fundit që t’i dilni në krahë qytetarëve të Kosovës”, tha Mustafa.