Pak para mbledhjes së anëtarëve e Kryesisë së LDK-së, deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku ka dhënë më shumë detaje rreth procesit të zgjedhjeve të brendshme.
Bunjaku thotë për GazetaBlic se shumë të rinj janë të interesuar të bëhen pjesë e LDK-së dhe pret se zgjedhjet të jenë korrekte dhe transparente.
“Procesi zgjedhor merr kohë dhe unë mëse e bindur se kemi shumë njerëz që duan t’ju bashkohen radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe transparente”, thotë ajo.
“Zgjedhjet shpallen në gjithë komunat e Kosovës, do të doja të zgjidhej ai më i miri”, shtoi Bunjaku për GazetaBlic.
Sot mblidhet LDK-ja, caktohet data e zgjedhjeve të brendshme


