Lajme

“Pak nga ju vlen shumë për ne” – Fushata e blerjes së kartolinave që ndihmon fëmijët e Sos Fshatrave

01/03/2024 12:24
nga:Sh R

Fushata e blerjes së kartolinave që ndihmon fëmijët e Sos Fshatrave, kjo fushatë ka filluar që nga mesi i muajit tetor dhe zgjat deri në ditën e fundit të vitit, apo ndrrimin e motmoteve.

Në një intervistë për Gazeta Blic, Shpend Juniku Përgjegjës për Mbledhjen e Fondeve në Sos Fshatrat e Fëmijeve në Kosovë, na ka treguar më shumë rreth kësaj fushate dhe rreth fëmijëve që jetojnë në Sos Fshatra.

Juniku thotë se kanë mbëshetje nga organizatat dhe kompanit e ndryshme për blerjen e kartolinave, që ti ndihmojnë fëmijët e Sos Fshatit.

Tutje Juniku thotë se kjo fushatë është më shumë se 20 vite, atje ku thotë se është një fushatë tradiconale e Sos Fshatit.

Ai thotë se aktualisht aty jetojnë 37 fëmijë që janë nga mosha 5 deri në moshën 18 vjeçare.

Juniku thotë se tani fëmijët janë integruar në komunitet, ata munden që të jenë komshi me ne dhe ne nuk e dim, e gjitha kjo sipas Junikut është bërë vetëm që fëmijët të mos sigmatizohen pasi që ka pas raste që ata duke u kthyer nga shkolla janë quajtur si fëmijët sos, jo që është ndonjë gjë e keqe por pse të dallohen nga të tjerët kur edhe ata janë fëmijë si gjithë të tjerët.

Shpend Juniku potencoi se përveç fëmijëve që jetojnë me ta, Sos Fshatrat u ofrojnë ndihmë edhe mbi 600 fëmijëve tjerë që janë në rrezik të braktisjes. / GazetaBlic

Intervista e plotë: