Përderisa pak çaste më parë u konfirmua fakti se Kurti ka refuzuar takimin me Vuçiqin më 11 Maj, kreu i ekzekutivit përmes rrjetit social “Twitter” shpalosi detaje nga takimi me të ngarkuarin evropian për bujqësinë, polakun Janusz Wojciechowski.
Ai shtoi se kanë paraqitur planet e qeverisë për rimëkëmbjen e bujqësisë, ndërsa kërkoi ndihmën e Wojciechowski për para-integrim për zhvillim rural, përcjell GazetaBlic.
“Diskutim i frytshëm me komisionerin për bujqësi, Janusz Wojciechowski. Ne paraqitëm planet tona për reforma për të rritur prodhimin, për të përmirësuar cilësinë dhe për t’i ringjallur fshatrat. Ne gjithashtu kërkuam mbështetje për të përshpejtuar qasjen e Kosovës në ndihmën për para-anëtarësim në zhvillim rural”, tha Kurti.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Fruitful discussion with Commissioner for Agriculture @jwojc. We presented our reform plans to increase production, improve quality and revive the villages. We also requested support to accelerate Kosova's access to Pre-accession assistance for rural development (IPARD). pic.twitter.com/k9HrXgJX90
— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2021
LEXO EDHE:
/GazetaBlic/


