Lajme

Paditet Donald Trump

08/01/2023 23:54
nga:Gazeta Blic

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është paditur nga një juri federale pas dëgjimit të provave që kanë të bëjnë me përpjekjet për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, e cila gjë shkaktoi edhe trazirat në Kongresin amerikan më 6 janar të vitit 2021.

Kjo është hera e tretë që 77-vjeçari po akuzohet penalisht, shkruan cnn.

“Komploti për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, komploti për të penguar një procedurë zyrtare, pengimi dhe tentativa për të penguar një procedurë zyrtare dhe konspiracion kundër të drejtave”, janë veprat për të cilat po akuzohet kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë në dy muaj që këshilltari i posaçëm, Jack SmithSmith ka ngritur akuza kundër ish-presidentit.

Në qershor, Trumpi u akuzua për hetimin e dokumenteve të klasifikuara në muajin qershor dhe për mashtrim biznesi në mars.

Ndryshe, Trump në të dyja raste ka hedhur poshtë akuzat duke pohuar se ishin të motivuara politikisht.