Lajme

Pacolli: Sot paraqita faktet dhe dokumentet në SPAK, besoj se institucionet e drejtësisë do të veprojnë në mënyrë të pavarur

10/26/2026 18:17
nga:L J

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka deklaruar se sot ka paraqitur faktet dhe dokumentet rreth Aeropotit Ndërkombëtar të Vlorës në SPAK. 

Pacolli tha se nuk e kam humbur shpresën se në Shqipëri po bëhet drejtësi dhe se beson se institucionet e drejtësisë do të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe do të garantojnë respektimin e ligjit.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me SPAK dhe me çdo institucion kompetent, deri në sqarimin e plotë të së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave tona ligjore. Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen”, tha Pacolli.

Postimi:

Deshmija dhe denoncimet e mija ne SPAK!

Sot pata mundësinë të paraqitesha për rreth 7 orë para Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku paraqita në mënyrë të detajuar faktet, dokumentet dhe rrethanat e asaj që ka ndodhur dhe po ndodh me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

E vlerësoj këtë mundësi dhe jam i kënaqur që mundëm të sjellim përpara organit kompetent të vërtetën e plotë mbi ndërhyrjet e paligjshme në strukturën e pronësisë, shpërfilljen e vendimeve gjyqësore dhe cenimin e pronës private.

Nuk e kam humbur shpresën se në Shqipëri po bëhet drejtësi. Besoj se institucionet e drejtësisë do të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe do të garantojnë respektimin e ligjit.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me SPAK dhe me çdo institucion kompetent, deri në sqarimin e plotë të së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave tona ligjore.

Askush nuk është mbi ligjin. Prona private dhe vendimet e gjykatave duhet të respektohen.

Behgjet Pacolli