Sporti

Pacolli: Politika po përpiqet të luajë rolin kryesor për Lojërat Mesdhetare, rrezikojnë të anulohen

07/03/2024 14:29
nga:G C

Behgjet Pacolli ka hedhur dyshimet se në Lojërat Mesdhetare që do të organizojë Prishtina, është duke u munduar të ushtrohet roli politik.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se në nivel ndërkombëtar “po dëgjon se në Lojërat Mesdhetare që janë planifikuar të mbahen në Kosovë në vitin 2030, politika po përpiqet të luajë rolin kryesor”.

Sipas tij, Komiteti Olimpik duhet të ketë kujdes, që këshilli organizativ të qëndrojë larg politikës.

Në të kundërtën, sipas Pacollit, rrezikohet që këto lojëra të anulohen.