Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka uruar ish-presidentin Thaçi me rastin e ditëlindjes, raporton Gazeta Blic.
“Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, në atedheun për pavarësinë e së cilës sakrifikuan” shkruan Pacolli në facebook.
Postimi i plotë:
Sot dua të uroj ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në ditëlindjen e tij të 53-të. Me shpresën se ai dhe shokët e tjerë do të kthehen sa më parë faqebardhë në familjet e tyre, në atedheun për pavarësinë e së cilës sakrifikuan.


