Sporti

“Pa ujë, pa ushqim, por me shpresë”, futbollisti zbulon tmerrin që po përjeton nga lufta Ukrainë-Rusi

03/01/2022 13:46
nga:L J

Ish-lojtari i Werder, Abdullah Dogan (25) është në arrati nga lufta e Putinit kundër Ukrainës qe 16 orë. Ai ndodhet në një tren që supozohet ta çojë në Rumani dhe në siguri.

Futbollisti shkoi në Rusi në fillim të javës së kaluar për të nënshkruar një kontratë me klubin e kategorisë së parë Metalist Kharkiv. Kur filloi bombardimi, ai mbeti i bllokuar në qytet, përcjell GazetaBlic Sport.

Dogan u fsheh në bodrumin e një ndërtese gjatë natës. Tani shpëtimi është afër. Ai mundi të arratisej nga Kharkiv të hënën pasdite.

Kushtet në tren janë të vështira për të gjithë. Ai ka qenë në rrugë për 16 orë – pa ushqim dhe pa ujë.

“Ne vazhduam të bënim rrugë të tërthorta për shkak të bombave. Është ende e tmerrshme”, thotë Dogan për Bild, i cili mund të mbajë kontakte përmes celularit.