Lajme

Pa Qeveri, Mundemi…

05/30/2025 22:30
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Nëse më duhet me zgjedh mes biznesit vendor dhe qeverisë vendore, nuk kam pikë dyshimi, bizneset i zgjedh me sy mbyllë.

Bizneset punojnë, investojnë, prodhojnë, rrezikojnë, i paguajnë shumicën e faturave të shtetit dhe popullit.

Qeveria? I merr paret pa i fitu, djersën e bizneseve, dhe i harxhon jo gjithmonë si duhet. Shumë para djegen pa efekt.

Biznesit i thom faleminderit për krejt cka ban.
E Qeverisë i thom… “kryeje naj punë të hajrit”😬

E di që tingëllon ekstrem, po tekniksht…
shteti e shoqëria munet me funksionu edhe pa qeveri fare. E pa biznese e ekonomi jo tybe.

Vetëm me pas parlament, polici, gjykata, doganë edhe ndonjë zyrtar, kryhet puna.

Për demokraci mjafton me votu, jo me pas qeveri që i sulmon bizneset e ata që na ushqejnë e e mbajnë shtetin në shpinë.

Lehtë është me pare të huaja me folë, po marifet është me tregu respekt dhe me i ndihmu qatyre që të paguajnë.. e pa të cilët nuk mudnesh me funksionu.

Në këtë vend, shumë e kanë keqkuptu rolin e tyre. Por koha i rregullon krejt.