Sporti

Ozil i del në mbrojtje Maguire dhe Onana: “Ata e meritojnë këtë”

10/25/2023 10:17
nga:Lorik J

Ish-reprezentuesi gjerman Mesut Ozil përdori rrjetin social X për të mbrojtur lojtarët e Manchester United, Harry Maguire dhe André Onana, pas fitores 1-0 të së martës ndaj FC Copenhagen në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Në postim, Mesut Ozil thekson se “Harry Maguire dhe Andre Onana e meritojnë këtë – që të mbyllin gojën e urrejtësve”, duke iu referuar kritikave që të dy lojtarët janë përballur që nga ardhja e tyre në klubin e Manchester United, përcjell GazetaBlic Sport.

“Harry Maguire dhe Andre Onana e meritojnë këtë – duke heshtur urrejtësit e tyre”, ka shkruar ai.

Në ndeshjen e kësaj të marte, në shtëpi, kundër Kopenhagës, goli i vetëm i të kuqve u shënua pikërisht nga mbrojtësi anglez, Harry Maguire. Në kohën shtesë, Andre Onana priti penalltinë, duke i siguruar Manchester United 3 pikët në ndeshje.

/GazetaBlic Sport