Ish sulmuesi i Liverpoolit, Michael Owen ka deklaruar se Liverpoolit i mungon një sulmues me instikt shënimi.
Ai ka deklaruar se të dy lojtarët, Mane dhe Salah janë të jashtëzakonshëm, por megjithatë ata nuk e kanë ‘instiktin vrasës’ para golit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ky është problemi, Mane është briliant shënon shumë gola, Salah gjithashtu lojtar i jashtëzakonshëm dhe shënon shumë, por ata nuk janë golashënues të lindur, nuk janë lojtarë që ju mund të varni shpresat te ta”, tha fillimisht Owen për BT Sport.
“Ata shënojn gola vazhdimisht, pasiqë Liverpooli krijon shumë raste, por ata po humbin shumë raste këtë sezon”, përfundoi Owen.
/GazetaBlic Sport/


