Sporti

Owen Hargreaves: Ky trajner do ta ‘transformonte’ Manchester Unitedin

11/25/2021 10:57
nga:Lorik J

Owen Hargreaves ka treguar se cili trajner mund ta transformojë ekipin e Manchester United.

Michael Carrick është në detyrë të përkohshme derisa klubi të emërojë një trajner të ri, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-lojtari i Man United mendon se 51-vjeçari, Luis Enrique mund ta transformojë ekipin anglez.

“Unë mendoj se Pochettino ka respekt, mendoj se ai kërkon punë nga lojtarët. Por të gjithë këta emra janë emra që u përmenden në mediume për trajner të United janë të mëdhenj”, tha Owen.

“Mendoj se një emër që nuk është aty, të cilin do të doja ta shihja, është Luis Enrique”, shtoi ai.

“Nëse menaxhon një klub të madh futbolli si Barcelona, ​​dhe ke fituar të gjitha trofetë atje, dhe pastaj mund të shkosh dhe të çosh një ekip mjaft mesatar në një gjysmëfinale të Euro 2020, mendoj se ky është tipi i trajnerit që na duhet. Mendoj se ai do ta transformonte Unitedin nga një ekip i mirë në një ekip të madh”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport