Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dragash do të mbajë të premten, nga ora 12:00, protestë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta në Dragash do të zhvillohet në kuadër të protestave që do të mbahen të premten në qytete të ndryshme të Kosovës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Që nga vendimi i 16 shtatorit, në Kosovë janë organizuar protesta të përditshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.



