Sporti

Ousmane Dembele rikthehet nga lëndimi, mund të përfshihet në skuadër për ndeshjen ndaj Betis

04/28/2023 18:02
nga:Mergim Rreci

Ousmane Dembele është kthyer në opsionet e Xavi-t pas tre muajsh jashtë për shkak të lëndimit dhe mund të përfshihet në skuadër për ndeshjen e së shtunës kundër Betis.

Një dëmtim në kofshën e majtë të pësuar gjatë ndeshjes në Girona e ka mbajtur sulmuesin francez jashtë fushës që nga janari, përcjell GazetaBlic Sport.

“Na mungon Dembele. Ai është lojtari më i mirë një për një dhe ka pak si ai në botë. Ai është një lojtar me shpejtësi të çmendur, që krijon disbalanca tek kundërshtaret”, ka thënë Xavi, trajneri i Barcelonës, në konferencën për shtyp para ndeshjes këtë të premte.

Trajneri i klubit katalanas tha poashtu se dëmtimi i lojtarit 25-vjeçar ishte i vështirë për t’u shëruar.

/GazetaBlic Sport/