Lajme

Osmanit i dhurohet vendimi i qytetit Forth Worth me të cilin nderohet pavarësia e Kosovës

05/12/2024 11:13
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar nënkryetaren e qytetit Fort Worth, Gyna M. Bivens.

Në një ceremoni të organizuar, Presidentja Osmani ka pranuar vendimin e qytetit Fort Worth, me të cilin nderohet dhe shënohet 17 shkurti- dita e pavarësisë së Kosovës.

“Në këtë vendim thuhet se qyteti i Fort Worth do t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve që jetojnë aty për ta kremtuar ditën e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidencës.