Lajme

Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

08/24/2023 09:37
nga:Sh R

Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Ajo ka shkruar se zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer.

“Zemra e një kombi rreh brenda popullit të tij dhe në mes të hijeve të një lufte gjenocidale, shpirti i ukrainasve mbetet i pathyer. Nga një tokë e forcës, demokracisë dhe shpresës në tjetrën, i urojmë popullit të guximshëm të Ukrainës Gëzuar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Osmani në twitter.