Lajme

Osmani uron turqit: Ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës

04/23/2021 22:50
nga:M K

Presidentja Vjosa Osmani, ka marr pjesë në ceremoninë e organizuar nga komuniteti turk me rastin e shënimit të ditës së tyre.

Me këtë rast Osmani ka thënë se turqit përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në jetën tonë.

Ky është statusi i saj i plotë:

Sot qytetarët tanë të komunitetit turk shënuan ditën e tyre. Ata përbëjnë pjesë të rëndësishme të diversitetit etnik, kulturor e gjuhësor të Kosovës dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovës dhe në jetën tonë institucionale.

Si Presidente e Republikës, ua urova këtë ditë dhe i sigurova se, sikur edhe deri më tani, do të vazhdojmë ta promovojmë të drejtën e të gjitha komuniteteve për ta zhvilluar identitetin e vet kulturor, gjuhësor e etnik në Republikën e Kosovës si shtëpi tonën të përbashkët.

Gününüz kutlu ve mutlu olsun!

LEXO EDHE:

Pacolli: Nuk fjeta deri në orën 3 të natës, pos votës time, koalicionit aktual i sigurova edhe dy vota të tjera për Vjosa Osmanin